• Komuna Kashar
  • Komuna Kashar
Home HOME
Mbillen pisha dhe ligustra në kuadër të Ditës së Tokës
E martë, 22 Prill 2013 13:26

23953 533048086733213 269154688 nDita Ndërkombëtare e Tokës, 22 Prill përfshiu në aktivitetin e organizuar nga Komuna Kashar në bashkëpunim me Universitetin Polis, studentë të Universitetit, nxënës të shkollës 9 vjeçare Yrshek, administratën e Komunës por edhe anëtarë të Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor.

Gjate kësaj dite u mbollën ligustra në shkollën 9 vjeçare Yrshek dhe 100 pisha pranë rezervuarit, në Yrshek. Aktivitetit iu bashkuan Profesorët e Fakultetit të Planifikimit dhe Mjedisit pranë Universitetit Polis dhe ZV. Kryetari i Komunës, Perikli LLeshi. "Kjo është një ditë simbol, në të cilën ne do të kontribojmë duke mbjellë pemë por dhe duke pastruar për të përmirësuar dhe për të mbrojtur tokën. Por ne duhet të kontribojme çdo ditë në këtë drejtim" u shpreh ZV. Kryetari i Komunës.

Më shumë...
 
Ngritja e Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor
E premte, 18 Prill 2013 12:38
644515 531392680232087 632378737 nKomuna Kashar dhe USAID organizuan sot takimin e parë të Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor (KKQV). 
 
Komisioni përbehej nga 16 anëtarë, përfaqësues të OJQ-ve, komunitetit të biznesit, gra dhe të rinj. Në këtë takim morën pjesë, Kryetari i Komunës, Besnik Fuçia, Drejtori i Projektit të USAID/PLPG, Peter Clavelle, Lori Memo, Eksperte e USAID për shoqërinë civile, Shkëqim Shani, Ekspert për punët publike dhe Elisabeth Ferries, vullnetare pranë projektit. 
 
Kryetari i Komunes, Besnik Fuçia duke falenderuar USAID dhe anëterët e KKQV theksoi "Uroj që kjo nismë e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit që Komuna Kashar ka me USAID, si një nga 15 njësitë vendore në gjithë Shqipërinë, të funksionojë. Unë jam i sigurt që do të jetë kështu, pasi në cilesinë e Kryetarit të Komunës ju garantoj ju se do të keni të gjitha hapësirat për të funksionuar. Do të doja nga ju angazhimin për të qenë partnerë të rëndësishëm në konsultimin e nismave vendore, në hartimin e buxhetit, paketës fiskale por edhe Planeve Vendore". 
Më shumë...
 
Vazhdon mbjellja e pemëve në Yrshek
E hënë, 14 Prill 2013 11:29

165442 526409887397033 438612406 nKomuna Kashar vazhdon me mbjelljen e pemëve, përgjatë rrugës Nozllaku, Yrshek. Rreth 160 pemë të llojit rrap, bliri dhe acer i janë shtuar kësaj lagjeje. Zv. Kryetari i Komunës, Perikli lleshi dhe Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Bukurosh Ajdini ndoqën nga afër këtë aksion duke u bërë pjesë e mbjelljes së pemëve.

 
Kryeministri Berisha viziton Kasharin
E premte, 11 Prill 2013 10:03

12365 528812537156768 1742271348 nKryeministri Berisha u prit sot në Kashar nga Kryetari i Komunës Kashar, Besnik Fuçia, qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe fermerë. 

Së pari vizitoi ambjentet sportive të shkollës së mesme, Sadik Stavileci, inaguroi fillimin e punimeve të palestrës së shkollës 9 vjeçare, Katund i Ri, duke vazhduar më pas me një bisedë të hapur me të pranishmit. 

“Dua t’ju përshëndes dhe falenderoj ju për këtë pritje, por dhe përulem para jush që për një hark kohor të shkurtër, Kashari është Komuna që m
e një shpejtësi marramendëse zhvillimi, ia doli të jetë qendra më e madhe e vendit duke lënë mbrapa qytete të tëra që dikur quheshin të kategorisë së parë. Ju përgëzoj se e keni shndërruar Kasharin në një lagje shumë të lakmueshme të kryeqytetit të vendit dhe unë dua të dëgjoj fjalën tuaj që në programin i katër viteve që vijnë të vazhdojme me veprat”. 

Në përgjigje të pyetjeve të banorëve dhe fermerëve të Kasharit në lidhje me pronën, Kryeministri Berisha, premtoi hapjen e hipotekës në çdo komunë, deri në rregjistrimin e çdo metri tokë.

Më shumë...
 
Nenshkruhet Marreveshja e Bashkepunimit midis Njesive Vendore, Kashar, Vore, Berxull dhe Preze per te realizuar nje projekt te perbashket ne ndihme te sipermarrjeve, sipas eksperiences se Sangro Aventino-s.
E enjte, 27 Mars 2013 11:23

assi_4Komuna Kashar, Bashkia Vore, Komuna Berxull dhe Komuna Preze duke marre iniciativen per tu perfshire ne Projektin e Ministrise se Brendshme ne bashkepunim me Ministrine e Zhvillimit Ekonomik Italian nenshkruan nje Marreveshje bashkepunimi ne ambjentet e Komunes Kashar ne pranine e mediave televizive, per krijimin e nje zyre te vetme “One Stop Shop” e cila do te permiresoje standartin e sipermarrjeve ne vend por gjithashtu do te jape mundesine e nje plani te detajuar mbi biznesin, performancen e tyre, vendet e punes ne keto territore duke u bazuar ne eksperiencen italiane te One Stop Shop-it te Sangro Aventino-s. Eksperienca e programit Europian do te sjelle nevojen e nje bashkepunimi strategjik dhe operativ me te madh mes Insitucioneve qe kane detyrat dhe funksionet e programit dhe zhvillimit lokal. Ne kete ceremoni ishin te pranishem Zv. Ministri i Brendshem Ferdinand Poni, Drejtori Z.Ilir Kurti, Kryetaret e Njesive Vendore te perfshira Besnik Fuçia, Fiqiri Ismaili, Ymer Marku, Ahmet Halili, perfaqesues te Projektit nga Shoqata Sangro Aventino, Raffaele Trivilino dhe perfaqesues nga bizneset qe operojne ne keto zona.

 

Më shumë...
 
<< Fillim < mbrapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 para > Fund >>

4 faqe nga 18

gazeta_janar_2012

informaliteti

plani urbanistik

C_Users_Elison_Desktop_plani_-_1

guida

formular

galeri1

 

i

kontakt

projekte2

komuna kashar