• Komuna Kashar
  • Komuna Kashar
Home
70-Vjetori i Çlirimit të Tiranës
E martë, 17 Nëntor 2014 14:11
1911607 795302970507722 224727311945999613 nNxenësit e shkollave, stafi pedagogjik dhe qytetarët, me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Tiranës, u përfshinë sot në një atmosferë festive, me poezi, këngë, valle dhe lojra sportive për të vijuar më pas në një simpozium. 
 
Drejtoresha e Shkollës së mesme, Sadik Stavileci, Znj. Fiqirete Lika falenderoi të pranishmit në këtë ditë të kujtimit të dëshmorëve në luftën nacional çlirimtare. Shkolla jonë ka nderin të mbajë emrin e një dëshmori, Sadik Stavileci, të cilin ne perpiqemi ta lartësojme duke dhënë rezultate të larta për të qenë në shkollat më konkuruese në Qarkun e Tiranës, tha Drejtoresha.
 
 
Në këtë ditë mori pjesë Kryetari i Këshillit, Z. Kadri Lika, Zv. Kryetari i Komunës, Z. Perikli Lleshi, veteranë të brigatës së I-rë, anëtarë të këshillit dhe kryetarët e fshatrave. Ne ambjentet e palestrës së shkollës, ku u mbajt dhe simpoziumi, nxënësit kishin pregatitur një ekspozitë me fotografi nga lufta nacional çlirimtare për zonën e Kashar-it.
Më shumë...
 
Festime dhe tituj nderi në ditën e mbylljes së Javës së Komunës
E premte, 25 Shtator 2014 13:46

1234104 768233343214685 1165141111193657008 nPas një jave intensive me aktivitete kulturore dhe sportive, ku u përfshinë mijëra qytetarë të Kashar-it, në ambjentet e Katundit  të Ri u zhvillua Simpoziumi me temë, Produktet Bio dhe Shendeti. Teme kjo e zgjedhur në kuadër të finalizimit të Projektit social IZHESG, nga i cili përfituan 200 familje në bujqësi dhe blegtori.

Prof. Albert Kopali foli mbi Produktet Bio dhe ndikimin e tyre në shëndetin tonë dhe mjedisin ku ne jetojmë.

Kryetari i Komunës, Z. Besnik Fuçia gjatë këtij Simpoziumi i dha Titullin "Njeriu i Vitit", Znj. Lejla Shehu, për kontributin e dhënë në fushën e shëndetësisë.

Më pas të pranishmit u zhvendosën në ambjentet e Katundit të Ri për të shijuar muzikë, kërcim, lojra dhe produkte të ofruara nga Hako, Birra stela, Redbull, Ama Caffe etj.

Më shumë...
 
Startojnë aktivitetet e Javës së Komunës
E mërkurë, 16 Shtator 2014 12:12

Po afron Java e Komunës, ku qytetarët, bizneset, vizitorët dhe personalitete të fushave të ndryshme takohen në një seri eventesh.  

-Maratona e Kasharit
19 shtator, ora 10:00 nisja në rrugën e re, Kashar Kodër / mbërritja pranë shkollës Katund i Ri
-Kampionat Shahu
20 shtator, ora 16:00 pranë palestrës së shkollës 9 vjeçare, Katund i Ri
-Vizitë në qytetin e Shkodrës për moshën e tretë
22 shtator, ora 07:00 nisja prane shkollës së fshatit
-Kampionat Futbolli / finale 
23 shtator, ora 18:00 vendi: fusha e Olimpikut, Yrshek
-Simpozium
24 shtator, ora 16:00 vendi: palestra e shkollës 9 vjeçare, Katund i Ri
-Festime të hapura
24 shtator gjatë gjithë ditës

Eventet do të kulmojnë në datën 24 shtator, ora 17:30 ku do të jetë i pranishëm Kryetari i Komunës, Z. Besnik FUÇIA. Në këtë pasdite do të ketë çmime dhe surpriza 
Ju mirëpresim!

10687253 764682656903087 556699828893467424 o

 
<< Fillim < mbrapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 para > Fund >>

1 faqe nga 29

gazeta_janar_2012

informaliteti

plani urbanistik

C_Users_Elison_Desktop_plani_-_1

guida

formular

galeri1

 

i

kontakt

projekte2

komuna kashar